Apeli i mjekut shqiptar: Izolohuni në shtëpi, virusi nuk përcillet përmes ushqimit - Gazeta Express
string(80) "apeli-i-mjekut-shqiptar-izolohuni-ne-shtepi-virusi-nuk-percillet-permes-ushqimit"

Apeli i mjekut shqiptar: Izolohuni në shtëpi, virusi nuk përcillet përmes ushqimit

Gazeta Express

26/03/2020 18:27

Mjeku Arjan Ahmeti teksa deklaroi se COVID-19 është shumë agresiv, i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të vetëizolohen dhe të respektojnë rregullat e vendosura nga OBSH.

Në një lidhje skype për ‘News24’ Ahmeti tha se periudha e inkubacionit të këtij virusi është 20 ditë, ndërkohë që ai nuk përcillet përmes ushqimit.

Lexo Edhe:

Mes të tjerash ai theksoi se maskat duhet të mbahen nga personat që janë mbartës të këtij virusi dhe personeli mjekësor. Ndër të tjera mjeku i apeloi qytetarëve që këta të fundit nëse e duan veten dhe njëri-tjetrin, duhet të distancohen.

“Periudha e inkubacionit është deri në 20 ditë. Ky virus nuk përcillet përmes ushqimit. Ky virus ul stabilitetin, dhe ai është i ndjeshëm ndaj thatësirës, dhe ndaj detergjenteve. Ndaj OBSH ngulin këmbë që të lajmë duart shpesh. I referohet vetive strukturore qe ka ky virus. Lidhur me maskat, ato duhet të mbahen nga personat t sëmurë dhe nga personeli mjekësor. Ndaj me të drejtë kryeministri nguli këmbë se gjithsecili nga ne duhet të konsiderojë veten mbartës të virusit. Maska mbajnë ata që konsiderohen e nevojshme vetëm për të sëmurët. Distanca ndaj njëri-tjetrit duhet të jetë 2 metra. Më mirë një mungesë kontakti sot sesa një rast nesër. Temperaturat e larta thuhet se stopojnë përhapjen e virusit. Mesazhi im për bashkëqytetarët e mi është shpresë dhe besim. Nëse duam të mbrojmë sistemin shëndetësor, që mos të kolapsohet, të mbrojmë familjet tona, duhet të respektojmë masat. Nëse e duam njëri-tjetrin, nëse e duam familjen, izolohuni në shtëpitë tuaj. Mbani distancën publike. Vetëm kështu do t’ja dalim mbanë. Mos harroni kujdesin ndaj higjienës, lani duart dhe dezinfektojini ato.”, tha mjeku.