Apeli i Metës: Koha që shqiptarët të rikthehen dhe të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre! - Gazeta Express
string(94) "apeli-i-metes-koha-qe-shqiptaret-te-rikthehen-dhe-te-marrin-ne-zoterim-vendin-dhe-fatet-e-tyre"

Apeli i Metës: Koha që shqiptarët të rikthehen dhe të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre!

Gazeta Express

08/08/2020 11:55

Kreu i Shtetit, Ilir Meta kujton sot ngjarjet e 19 viteve më parë, kur rreth 20 mijë shqiptarë u nisën drejt Italisë me shpresë për të gjetur lirinë e munguar nga regjimi komunist 45-vjeçar.

Meta shkruan se fatkeqësisht edhe sot pas 29 vitesh nga kjo ngjarje dhe këto pamje tronditëse që të emocionojnë në çdo kohë, ritmet dramatike të shpopullimit të Shqipërisë nuk janë ndalur”.

Lexo Edhe:

Mesazhi i Metës:

Në 8 gusht 1991 anija “Vlora”, me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, nisi udhëtimin drejt lirisë duke u kthyer në simbolin e shpresës për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë.

Zbarkimi i tyre në brigjet e Italisë, dëshmoi para gjithë botës tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur për dekada nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi.

Fatkeqësisht edhe sot pas 29 vitesh nga kjo ngjarje dhe këto pamje tronditëse që të emocionojnë në çdo kohë, ritmet dramatike të shpopullimit të Shqipërisë nuk janë ndalur.

Në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore, është koha të ankorojmë shpresën në vendin tonë dhe të përmbushim ëndrrën e çdo qytetari, për një Shqipëri si gjithë Europa!

Koha që shqiptarët të rikthehen dhe të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre!

Koha për ta ndërtuar Europën ketu!

Koha për t’i thënë KURRË MË çdo projekti izolues dhe shpopullues! ??

Në 8 gusht 1991 anija “Vlora”, me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, nisi udhëtimin drejt lirisë duke u kthyer në simbolin e shpresës për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë.

Në 8 gusht 1991 anija “Vlora”, me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, nisi udhëtimin drejt lirisë duke u kthyer në simbolin e shpresës për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë. Zbarkimi i tyre në brigjet e Italisë, dëshmoi para gjithë botës tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur për dekada nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi.Fatkeqësisht edhe sot pas 29 vitesh nga kjo ngjarje dhe këto pamje tronditëse që të emocionojnë në çdo kohë, ritmet dramatike të shpopullimit të Shqipërisë nuk janë ndalur.Në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore, është koha të ankorojmë shpresën në vendin tonë dhe të përmbushim ëndrrën e çdo qytetari, për një Shqipëri si gjithë Europa! Koha që shqiptarët të rikthehen dhe të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre!Koha për ta ndërtuar Europën ketu!Koha për t'i thënë KURRË MË çdo projekti izolues dhe shpopullues! ??

Publiée par Ilir Meta sur Samedi 8 août 2020