Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin e dënimit për ish-kryebashkiakun Fatos Tushe - Gazeta Express
string(78) "apeli-i-gjkko-le-ne-fuqi-vendimin-e-denimit-per-ish-kryebashkiakun-fatos-tushe"

Shqiperi

Gazeta Express

18/06/2025 14:00

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin e dënimit për ish-kryebashkiakun Fatos Tushe

Shqiperi

Gazeta Express

18/06/2025 14:00

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-kryetarin e Bashkisë Lushnje Fatos Tushe, dënimin e  formës së prerë me 1 vit heqje lirie, masë që u pezullua në dy vite shërbim prove për akuzën e fshehjes së pasurisë.

Po ashtu Apeli la në fuqi edhe vendimin për konfiskimin e një apartamenti në Vlorë, pasuri që nuk ishte deklaruar nga Tushe.

Fatos Tushe u arrestua në vitin 2021 me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit dhe u dënua me 2 vite e 4 muaj burg. Ai e përfundoi dënimin dhe u lirua nga qelia në janar të vitit 2023.