Apeli i GJKKO e lë në burg Veliajn, rrëzon kërkesën e kryebashkiakut për ndryshimin e masës së sigurisë - Gazeta Express
string(102) "apeli-i-gjkko-e-le-ne-burg-veliajn-rrezon-kerkesen-e-kryebashkiakut-per-ndryshimin-e-mases-se-sigurise"

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 15:45

Apeli i GJKKO e lë në burg Veliajn, rrëzon kërkesën e kryebashkiakut për ndryshimin e masës së sigurisë

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 15:45

Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke lënë Veliajn në burg. Kreu i bashkisë së Tiranës kishte ofruar garanci pasurore në përpjekje për të zbutur masën aktuale “arrest me burg”.

Kryebashkiaku iu drejtua Apelit të Posaçëm për të ndryshuar masën me argumentin se situata procedurale ka ndryshuar, pasi çështja tashmë ka kaluar për gjykim dhe provat janë administruar, çka sipas tyre përjashton rrezikun e prishjes apo manipulimit të tyre.

Kujtojmë që kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit të vitit të kaluar. Ndaj tij, SPAK ka ngritur 13 akuza, si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Shumicën e akuzave e përbën korrupsioni pasiv i kryer, sipas SPAK, në 9 raste. Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste.

Njoftimi i Apelit të GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Nertina Kosova, sot më datë 24.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 68 akti, datë 17.02.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit E.V:

“Ankim kundër vendimit nr. 118, datë 01.02.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, me një masë sigurimi më të butë si “Garancia pasurore”, parashikuar nga neni 236 i K.Pr.Penale ose “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale”, si vijon:

– Miratimin e vendimit nr. 118, datë 01.02.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement