Apeli e riktheu në burg, Vangjush Dako ende në spital, i kanë mbetur 9 ditë burg - Gazeta Express
string(78) "apeli-e-riktheu-ne-burg-vangjush-dako-ende-ne-spital-i-kane-mbetur-9-dite-burg"

Shqiperi

Gazeta Express

17/09/2025 11:01

Apeli e riktheu në burg, Vangjush Dako ende në spital, i kanë mbetur 9 ditë burg

Shqiperi

Gazeta Express

17/09/2025 11:01

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, duhet të rikthehet në burg pas vendimit të Apelit të GJKKO, që e dënoi me 2 vjet e 8 muaj burg për shpërdorim detyre. Megjithatë, ai ndodhet ende i shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

Pas urdhrit të ekzekutimit të vendimit nga SPAK, Dako duhet të kryejë edhe 9 ditë burg, pasi ka kaluar kohën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak. Edhe pse policia shkoi për ta arrestuar, ai u dërgua në spital nga efektivët dhe u shtrua për trajtim. Sipas Kodit Penal, çdo ditë që ai kalon në spital do të konsiderohet si një ditë burg, duke bërë që Dako të mund të shërbejë dënimin e mbetur gjatë qëndrimit në spital.