Apel: Kush e ka parë këtë person ta njoftojë policinë, po kërkohet për vrasje - Gazeta Express
string(75) "apel-kush-e-ka-pare-kete-person-lajmerojeni-policine-po-kerkohet-per-vrasje"

Apel: Kush e ka parë këtë person ta njoftojë policinë, po kërkohet për vrasje

Gazeta Express

24/01/2020 13:58

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është: Besnik (Elez) Balaj, i lindur më 29.03.1958, në fshatin Isniq-Deçan.

Lexo Edhe:

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: Vrasje nga hakmarrja

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.