“Apartamenti”, arrestohet noterja që përpiloi dy kontrata shitjesh për të njëjtën pronë - Gazeta Express
string(84) "apartamenti-arrestohet-noterja-qe-perpiloi-dy-kontrata-shitjesh-per-te-njejten-prone"

Shqiperi

Gazeta Express

05/08/2025 16:27

“Apartamenti”, arrestohet noterja që përpiloi dy kontrata shitjesh për të njëjtën pronë

Shqiperi

Gazeta Express

05/08/2025 16:27

Policia e Tiranës ka arrestuar noteren 57-vjeçare M.D e cila ishte shpallur më herët në kërkim në kuadër të operacionit “Apartamentet”.

Noterja 57-vjeçare akuzohet se ka përpiluar dy kontrata shitjeje për të njëjtin apartament, duke cenuar rëndë procesin ligjor dhe interesat e palëve të përfshira.

Pas konsultimit me prokurorin e çështjes, ndaj saj nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, sipas nenit përkatës të Kodit Penal.