AP: E ardhmja e Mbappe në PSG, e pasigurt - Gazeta Express
string(39) "ap-e-ardhmja-e-mbappe-ne-psg-e-pasigurt"

AP: E ardhmja e Mbappe në PSG, e pasigurt

Futboll

Gazeta Express

23/01/2021 23:59

Kur dy golat e Kylian Mbappe kthyen në krye të tabelës së ligës franceze skuadrën dhe atë si golashënues, lëvizjet e tij dukeshin natyrale dhe golat të paevitueshëm

Por, ajo çfarë është ende e pa sigurt është nëse Mbappe do të qendrojë në PSG apo do të kërkojë një sfidë të re duke u larguar për klubin që ai e dëshiron, Real Madridin.

Lexo Edhe:

Pasi shënoi dy gola në fitoren 4-0 kundër Montpellier ai tani ka shënuar 14 gola këtë sezon -106 në tërësi për PSG – 22 vjeçari Mbappe thotë se ai ende nuk ka vendosur a të nënshkruajë apo jo kontratë të re.

“Ne jemi në diskutime me klubin për ta gjetur një plan. Po mendoj, për shkak se nëse nënshkruar atëherë duhet t’i përkushtohem këtij klubi për kohë të gjatë”, tha Mbappe për Telefoot pas ndeshjes. “Jam i lumtur këtu, gjithmonë kam qenë shumë i lumtur këtu. Tifozët dhe klubi gjithmonë me kanë ndihmuar. Për këtë, i jam gjithmonë falënderues”.

Kontrata e Mbappes skadon në fund të qershorit të vitit të ardhshëm, ashtu si e partnerit të tij në sulm Neymar dhe drejtori sportiv Leonardo po punon shumë që dy yjet e tij të nënshkruajnë vazhdimin e kontratave.

Por, klubi përballet me një konkurrencë të ashpër.

Trajneri i Madridit, Zinedine Zidane raportohet se është i interesuar ta bëjë një transferim të madh që do të ishte një partner në sulm për veteranin Karim Benzema. Mbappe po ashtu është lidhur me një kalim te kampionët e Premier Ligë, Liverpool.

Për shkak të moshës së tij të re – ai është gjashtë vjet më i ri se Neymar dhe 11 vjet më i ri së Benzema – Mbappe paraqet një të ardhme të ndritur për çdo klub.

“Dëshiroj të di se çfarë do të bëjë në vitet në vazhdim, ku dua të jem”, tha Mbappe, i cili është rritur në rrethina të Parisit. “Po, shumë shpejt do ta bëjë zgjidhjen tim…nëse do ta kisha përgjigjen tani do ta tregoja. Nuk po përpiqem të blejë kohë, po mendoj më shumë”.

Francezi tashmë ka fituar Botërorin, duke shënuar në finale të vitit 2018 kundër Kroacisë, por ende nuk ka fituar trofe të mëdhenj me klubin. Çelësi është se ai nuk e di a mund ta fitojë Ligën e Kampionëve me PSG.

Humbja në finale sezonin e kaluar nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve e ka zhgënjyer Mbappen dhe shumë analistë thonë se ishte një mundësi e mirë për PSG të fitonte por që e humbi atë.

Vlera e tanishme e Mbappes në treg është 180 milionë euro, e cila është shuma e njëjtë që PSG e kishte blerë atë nga Monaco katër vite më parë. Por, sa më gjatë që ai rrinë pa nënshkruar kontratë të re, aq më shumë çmimi i tij do të zvogëlohet, kështu që PSG do ta shiste atë. /GazetaExpress/