Anxhela Peristeri zbulon në ‘’Soiree’’ detajet e pjesëmarrjes në ‘’Eurosong’’ - Gazeta Express
string(69) "anxhela-peristeri-zbulon-ne-soiree-detajet-e-pjesemarrjes-ne-eurosong"

Rozë

Gazeta Express

12/04/2021 14:20

Anxhela Peristeri zbulon në ‘’Soiree’’ detajet e pjesëmarrjes në ‘’Eurosong’’

Rozë

Gazeta Express

12/04/2021 14:20

Këngëtarja ka bërë të ditur se përsa i përket performancës, do të bashkëpunojë me koreografen e njohur suedeze, Sacha Jean-Baptiste me të cilën ka rënë në kontakt nëpërmjet e-mailit.

Duke marrë parasysh faktin që jetojmë në një kohë pandemie dhe mënyra jonë e jetesës ka ndryshuar tërësisht, do të jetë vetëm një  audiencë e kufizuar që do të lejohet të marrë pjesë në Eurovision e cila do të mbahet në Roterdam të Holandës, shkruan GazetaExpres

Lexo Edhe:

Anxhela Peristeri në Soiree ka theksuar gjithashtu një ndër rregullat kryesore këtë vit të Eurovizionit. Sipas saj dhe grupit organizativ ata do të qëndrojnë 13 ditë në Roterdam, por të karantinuar.

“13 ditë atje, të gjitha delegacionet do të jenë të karantinuar. Do të bëjnë testin përpara se të shkojnë ditën tjetër për prova”, tha Kleart Duraj.

Ndërsa Anxhela shtoi: “Në qoftë se një anëtar i skuadrës tonë sëmuret me kovid, nuk del në skenë. Nuk s’kualifikohet, por transmetohet live në led”

Shefi i Delegacionit të Shqipërisë Kleart Duraj tha se në fakt ata e kanë kundërshtuar këtë rregull, pasi këto kufizime janë të tepërta për këngëtarët duke pasur parasysh ngarkesën emocionale për performancën e tyre në skenë./GazetaExpress/