Anulohet tenderi për uniformat e policisë - Gazeta Express
string(41) "anulohet-tenderi-per-uniformat-e-policise"

Maqedoni

Gazeta Express

09/02/2026 15:43

Anulohet tenderi për uniformat e policisë

Maqedoni

Gazeta Express

09/02/2026 15:43

Është anuluar tenderi për uniformat e reja të policisë. Arsyeja, sipas mediave, është se kompania, oferta e së cilës ishte përzgjedhur për “xhaketa” dhe “uniforma terreni” për policinë e rregullt, nuk kishte vetë numër të mjaftueshëm të punonjësve dhe për këtë arsye kishte paraqitur mbështetje teknike nga një firmë në Serbi. Shkaku i anulimit është se në dokumentacionin e tenderit, ndër kriteret e tjera, Ministria e Punëve të Brendshme kishte kërkuar që ofertuesit të kenë kapacitet teknik vetjak dhe numër minimal prej 50 punonjësish për prodhimin e xhaketave, si dhe 100 punonjës për uniformën e terrenit.

Kompania “Mega Sport” në ofertën e saj kishte deklaruar se e plotëson këtë kusht, por jo në mënyrë të pavarur, por përmes të ashtuquajturës mbështetje teknike nga kompania serbe “Lus Tekstil”.

Megjithatë, sipas Komisionit për Ankesa në Prokurimet Publike, në një rast të tillë, firma serbe duhej të ishte paraqitur si nënkontraktuese, gjë që nuk ishte bërë.
Oferta më e mirë për xhaketat dhe uniformën e terrenit, e cila është anuluar, kishte vlerë prej 6.1 milionë euro. Nga MPB nuk bëjnë të ditur se si do të veprojnë më tej. Shpallja për prokurimin publik e publikuar nga MPB kishte katër pjesë – xhaketa, uniforma terreni, çizme dhe këpucë. Komisioni Shtetëror për Ankesa në Prokurimet Publike ka marrë vendim me të cilin e ka pranuar ankesën e kompanisë “Mikei International” dhe ka anuluar përzgjedhjen e MPB-së në pjesët – uniforma e terrenit dhe “xhaketa”.(koha.mk)

Advertisement
Advertisement
Advertisement