Anulohet projekti për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit të Kosovës - Gazeta Express
string(74) "anulohet-projekti-per-ndertimin-e-teatrit-te-operes-dhe-baletit-te-kosoves"

Arte

Gazeta Express

31/01/2024 15:19

Anulohet projekti për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit të Kosovës

Arte

Gazeta Express

31/01/2024 15:19

Në bazë të një vendimi të bërë publik nga OSHP (Organi Shqyrtues i Prokurimit) është bërë e ditur së vendimi mbi ideimin e projektit të ndërtimit të Teatrit të Operës dhe Baletit është anuluar.

“Anulohet, “Njoftim Mbi Vendimin e Autoritetit Kontraktues “ i datës 11.08.2023, i AK ,Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për aktivitetin e prokurimit me numër; 207-22-11955-4-1-2., dhe anulohet aktiviteti i prokurimit”.

Lexo Edhe:

Pas ankesës së njërës nga kompanitë konkurruese OE “BIG Partners Ltd është marrë vendim për anulimin e konkursit.

“OE “BIG Partners Ltd”, me datën 11/09/2023 ka parashtruar kërkesë për rishqyrtim në AK. Më datë 18/09/2023, AK – Ministria e Kulturës RS Dhe ÇJK me vendim ka refuzuar kërkesën për rishqyrtim të OE ankues. Të pakënaqur me vendimin e AK-së, OE ankues “BIG Partners Ltd”, me datën 28/09/2023 ka parashtruar ankesë në OSHP, me numër të protokollit 2023/0736, lidhur me aktivitetin e prokurimit të përshkruar si më sipër.”

Në arsyetimin e Panelit shqyrtues thuhet së kompania konkurruese ka shkelur nenin 8-të të Ligjit të Prokurimit.

“Paneli shqyrtues konstaton se zbulimi i identitetit të OE pjesëmarrës në fazën e vlerësimit të projekt propozimeve, ka shkelur nenin 80 paragrafi 2 të Ligjit Prokurimit Publik, si dhe nenet; 55.24, 55.25 të Rregullores për Prokurim Publik nr.01/2022 dhe AK Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në këtë rast nuk ka vepruar në pajtim me dispozitat ligjore te larte cituara të LPP, pasi ka pasur zbulim të identitetit të operatorëve ekonomik pjesëmarrës, gjatë fazës së vlerësimit të ofertave tenderuese në konkursin projektimit.”

Kujtojmë së në vitin 2022 Komuna e Prishtinës kishte caktuar hapësirën ku do të ndërtohej Teatri i Operës dhe Baletit, ndërtimi i së cilit është kërkuar tash e sa vite. 

/Express