Anulohet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit - Gazeta Express
string(42) "anulohet-mbledhja-e-kryesise-se-kuvendit-3"

Anulohet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Lajme

Gazeta Express

25/09/2023 9:41

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës e paraparë të mbahej sot, është anuluar.

Njoftimi është bërë nga Kuvendi I Kosovës në faqen zyrtare të Facebook.

Lexo Edhe:

“Me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, mbledhja e Kryesisë, e paraparë për sot, anulohet, sipas Vendimit të Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, për shpalljen e zisë shtetërore në Republikën e Kosovës, ditën e hënë, 25.09.2023”, thuhet në njoftim.