Anulohet Koncerti i Filharmonisë i paraparë të mbahej me 10 shkurt - Gazeta Express
string(66) "anulohet-koncerti-i-filharmonise-i-parapare-te-mbahej-me-10-shkurt"

Arte

Gazeta Express

05/02/2024 16:18

Anulohet Koncerti i Filharmonisë i paraparë të mbahej me 10 shkurt

Arte

Gazeta Express

05/02/2024 16:18

Filharmonia e Kosovës ka njoftuar së koncerti i paraparë për datën 10 shkurt do të shtyhet për një datë tjetër, kjo për shkak të rendimit të gjendjes shëndetësore të dirigjentit Gregory Charette.

Njoftimi i plotë:

Të dashur zonja dhe zotërinj, publik i nderuar,

Me keqardhje ju informojmë se koncerti i datës 10 shkurt 2024, i paraparë të mbahet në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, prej orës 20:00, do të shtyhet për një datë tjetër. Kjo për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore të dirigjentit Gregory Charette. Duke i uruar shërim të shpejtë dirigjentit Charette, me të cilin orkestra pret të bashkëpunojë në të ardhmen e afërt, ju falenderojmë për mirëkuptimin.

Koncerti i ardhshëm i Korit dhe Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës do të mbahet më 17 shkurt 2024, prej orës 20:00, në sallën AMC (Mazgit- Obiliq, Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë). Linku për rezervimin e vendeve do të publikohet më 7 shkurt 2024.

/Express