Anulohet 4 fluturime në Aerportin e Prishtinës për shkak të mjegullës - Gazeta Express

Anulohet 4 fluturime në Aerportin e Prishtinës për shkak të mjegullës

Ballina

Gazeta Express

16/12/2019 0:03

Të paktën dy fluturime drejt Aeroportit të Prishtinës dhe dy nga ky aeroport janë anuluar të dielën në mbrëmje, për shkak të mjegullës që ka mbuluar vendin.

Sipas faqes zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, një fluturim nga Stambolli dhe një tjetër nga Baseli drejt Prishtinës janë anuluar. Po ashtu në këtë faqe thuhet se janë anuluar fluturimet nga Prishtina drejt Stambollit dhe një drejt Polonisë.

Koha.net mëson se fluturimi i nisur nga Stambolli, i paraparë të aterronte pak para orës 22:00, është kthyer prapa drejt Turqisë.

Mjegulla e dendur kishte pamundësuar aterrimin e aeroplanëve në Aeroportin e Prishtinës edhe në fund të muajit nëntor.