Anulohen garat e këtij sezoni në të gjitha kategoritë seniore në basketboll - Gazeta Express
string(75) "anulohen-garat-e-ketij-sezoni-ne-te-gjitha-kategorite-seniore-ne-basketboll"

Gazeta Express

19/05/2020 17:29

Anulohen garat e këtij sezoni në të gjitha kategoritë seniore në basketboll

Gazeta Express

19/05/2020 17:29

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), duke i parë zhvillimet e fundit me pandeminë COVID-19, sot unanimisht ka marrë vendim që të anulojë garat në të gjitha kategoritë seniore për stinorin 2019/2020. 

Vendimi u mor sot në një mbledhje të bordit të FBK-së, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Vendimet për ndërprerjen dhe anulimin e garave të në gjitha kategoritë seniore, përfshirë vendimin e datës 31 mars 2020 për anulimin e garave në Superligat e Kosovës në basketboll, janë marrë duke pasur në vëmendje dhe radhë të parë shëndetin e lojtarëve, trajnerëve, punëtorëve sportivë dhe të gjithë akterëve të përfshirë në organizimin e garave të basketbollit, si dhe karakteristikat e sportit tonë, zhvillimi i së cilit është i pamundur në kohë kur pandemia globale po vazhdon që të jetë e pranishme në Kosovë”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

FBK-ja njofton se në lidhje me modalitetet e vazhdimit të stinorit të garave në kategoritë e grupmoshave të reja, apo organizimin eventual të një gare zëvendësuese gjatë verës ose para fillimit të stinorit të ri, Federata do të informojë me kohë pas konsultimeve me autoritetet përkatëse në nivel vendor dhe ndërkombëtar dhe në pajtim me udhëzimet e profesionistëve shëndetësorë.

Vendimi për garat e grupmoshave të reja do të merret pas rishqyrtimit të masave mbrojtëse nga pandemia nga autoritet përgjegjëse të Republikës së Kosovës.