Anulimi i segmentit Trebenishtë – Qafë Thanë nga Korridori 8/ BDI: VLEN hesht, projektet anulohen, qytetarët humbin - Gazeta Express
string(109) "anulimi-i-segmentit-trebenishte-qafe-thane-nga-korridori-8-bdi-vlen-hesht-projektet-anulohen-qytetaret-humbin"

Maqedoni

Gazeta Express

31/03/2026 14:46

Anulimi i segmentit Trebenishtë – Qafë Thanë nga Korridori 8/ BDI: VLEN hesht, projektet anulohen, qytetarët humbin

Maqedoni

Gazeta Express

31/03/2026 14:46

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM:

Sot po bëhet e qartë për të gjithë se me VLEN-in në pushtet, jo vetëm që nuk ka zhvillim, por po zhbëhen edhe projektet dhe arritjet që janë ndërtuar me vite. Çdo dështim po mbulohet me arsyetime të dobëta, me justifikime të fabrikuara dhe me një propagandë që i trajton qytetarët sikur nuk kuptojnë çfarë po ndodh.

Anulimi i segmentit Trebenishtë – Qafë Thanë nga Korridori 8 është dëshmi e qartë. Para një muaji u tha se po shpifnim, se projekti nuk ishte në rrezik dhe se gjithçka po vazhdonte normalisht. Sot e vërteta doli: projekti nuk vazhdon. Pra, atëherë gënjyen, dhe sot po e fshehin të vërtetën.

Kjo nuk është vetëm anulim i një rruge. Kjo është anulim i një perspektive zhvillimi, i një korridori strategjik dhe i një interesi të madh shtetëror.

Arsyetimi se kjo po bëhet për shkak të UNESCO-s është një justifikim i dobët për ata që duan të gjejnë arsye për të mos bërë punë. Kur ka vullnet politik, gjenden zgjidhje. Kur nuk ka vullnet, gjenden arsyetime. Problemi nuk është teknik. Problemi është politik dhe i qëllimshëm.

Dhe për këtë përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi VLEN-in.

VLEN është pjesë e qeverisë. VLEN mban përgjegjësi. Por për projekte që lidhen drejtpërdrejt me Shqipërinë dhe Kosovën, nuk kemi parë asnjë reagim, asnjë kundërshtim, asnjë qëndrim.

Sot jemi në një situatë ku një projekt po anulohet, ndërsa një projekt tjetër, ai BLLACË- SHKUP po ulet nga autostradë në rrugë ekspres, ndërsa VLEN hesht dhe sillet sikur asgjë spo ndodh me këto vendime. Ata ose heshtin, ose arsyetojnë vendime të dëmshme, ose sillen si spektatorë në qeverinë ku vetë janë pjesë.

Kjo nuk është politikë.

Kjo është nënshtrim politik.

Advertisement
Advertisement
Advertisement