Sulmuesi i Real Betisit, Antony ka marrë dritën e gjelbër për të luajtur sonte ndaj Real Madridit, në kuadër të La Ligas. Brazilianit iu largua dënimi prej një ndeshje, pas apelit të dërguar nga Real Betisi në La Liga.Antony e mori karton të kuq direkt pas një ndërhyrjeje në futbollistin e Getafes, Juan Iglesias.Kartoni i kuq iu dha me arsyetimin se “lojtari ndërhyri pa asnjë mundësi për të arritur te topi”. Real Betisi ankesën në La Liga e kishte dërguar me pretekstin se gjyqtari i ndeshjes nuk kishte shkruar në raport se “Antony asnjëherë nuk i hoqi sytë nga topi dhe qëllimi i tij kishte qenë kontakti me topin dhe jo lojtarin”. Ky përditësim do të thotë se Antony mund të vazhdojë jetën e tij të ëndrrave në Andaluzi, pasi është huazuar nga Unitedi për gjashtë muaj. “Fillimisht, i jam shumë mirënjohës Unitedit, kam kaluar edhe kohëra të mira atje, kam fituar dy tituj”, tha Antony. “Këtë sezon nuk po luaja fare. Më duhej të isha mirë, i lumtur dhe me vetbesim. Kështu që zgjodha të vijë në Real Betis, ishte vendimi më i mirë. Kam shumë vetbesim këtu”, përfundoi Antony.Real Betisi do t’i bëj konak sonte Real Madridit, me fillim nga ora 18:00.
Real Madridi hyn në këtë ndeshje pas fitores ndaj Sociedadit në mesjavë, në kuadër të gjysmëfinales së parë të Kupës së Mbretit./GazetaExpress/Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...