Antonio Conte jep shenja se do të qëndrojë te Napoli edhe për një vit - Gazeta Express
string(69) "antonio-conte-jep-shenja-se-do-te-qendroje-te-napoli-edhe-per-nje-vit"

Futboll

Gazeta Express

19/09/2025 23:37

Antonio Conte jep shenja se do të qëndrojë te Napoli edhe për një vit

Futboll

Gazeta Express

19/09/2025 23:37

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka lënë një “shenjë” të qartë për planet e tij, duke sugjeruar se do të qëndrojë të paktën edhe një vit në krye të skuadrës napolitane. Para humbjes së së enjtes kundër Manchester Cityt, ai u shpreh për Sky Sport:
“Ky është viti i dytë, pastaj do të vijë i treti.”

Deklarata, e cituar nga AreaNapoli, nuk është theksuar shumë në media, por bart një domethënie të fortë. Kontrata e Contes me Napolin skadon në vitin 2028, megjithatë fjalët e tij nënkuptojnë qartë vazhdimësi, pavarësisht rezultateve të këtij sezoni.

Në Napoli është krijuar një frymë stabiliteti. Presidenti Aurelio De Laurentiis ka marrë vendime të rëndësishme vitet e fundit, duke rikthyer klubin në majat e futbollit italian. Fitimi i titullit kampion sezonin e kaluar ishte një sukses i madh, dhe Conte synon ta ndërtojë më tej këtë arritje me vizion për të ardhmen.

Humbja e së enjtes ndaj Cityt ishte fatkeqe, sidomos pas ndëshkimit me karton të kuq të kapitenit Giovanni Di Lorenzo, por me formatin e ri të Ligës së Kampionëve, Napoli do të ketë shumë më tepër mundësi për të treguar se mund të garojë me më të mirët./GazetaExpress/