Anton Quni takohet me Papa Leo XIV, ia dhuron një fotografi të Ibrahim Rugovës - Gazeta Express
string(77) "anton-quni-takohet-me-papa-leo-xiv-ia-dhuron-nje-fotografi-te-ibrahim-rugoves"

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 19:44

Anton Quni takohet me Papa Leo XIV, ia dhuron një fotografi të Ibrahim Rugovës

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 19:44

Anton Quni i LDK’së ka zhvilluar një takim privat me Shenjtërinë e Tij, Papa Leo XIV, në Vatikan.

Quni, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Mirjana, e ka cilësuar këtë ditë si “të paharrueshme” dhe një përvojë të thellë shpirtërore e frymëzuese.

Në fotografitë e publikuara shihet se Quni ia dhuroi Papa Leo XIV një fotografi të presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova.

“Energjia e tij e qetë dhe urtësia që ndau me ne e bënë këtë takim vërtet të veçantë. Ndihemi të bekuar dhe thellësisht mirënjohës për këtë mundësi të jashtëzakonshme dhe për bekimet e tij,” ka shkruar Quni.