Anton Cena shpallet kampion bote për veteranë, e paralajmëron mbylljen e karrierës së lavdishme - Gazeta Express

Sporte tjera

Gazeta Express

22/10/2021 14:23

Anton Cena shpallet kampion bote për veteranë, e paralajmëron mbylljen e karrierës së lavdishme

Sporte tjera

Gazeta Express

22/10/2021 14:23

Anton Cena e ka nderuar edhe një herë shtetin e Kosovës.

Lexo Edhe:

Veterani i xhudos e ka ngritur përsëri më së larti flamurin e Republikës së Kosovës dhe njëherësh për nder të tij jehoi edhe himni ynë shtetëror.

Cena është shpallur kampion i botës për veteranë, teksa e përfaqësoi Policinë e Kosovës në garat që u mbajtën në Lisbonë të Portugalisë.

Përgatitja serioze që e bëri ai i solli edhe frytet e saj pasi u tregua “arrë e fortë” për kundërshtarët, shkruan “Gazeta Express”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Cena i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe nuk e ka fshehur gëzimin që ia solli një tjetër medalje shtetit të tij dhe Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, xhudisti pejan ka paralajmëruar se kjo mund të ketë qenë gara e tij e fundit pasi i duhet ta bëjë një intervenim, pas së cilit nuk do të mundë të garojë më.

Me këtë rast, do të mbyllej një karrierë e lavdishme dhe e suksesshme me shumë trofe e medalje, e cila ka nisur qysh në grupmoshat e reja, për të vazhduar tek seniorët e deri tek veteranët.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e Cenës, i cili njëherësh është edhe trajner i xhudos dhe pjesë e Policisë së Kosovës.

Ai njihet edhe si një njeri mjaft human dhe i dashur për të gjithë. /Gazeta Express/