Anton Cena e mbyll karrierën e lavdishme si kampion bote për veteranë, i fiton dy medalje të arta në Botërorin e Policisë - Gazeta Express
string(120) "anton-cena-e-mbyll-karrieren-e-lavdishme-si-kampion-bote-per-veterane-i-fiton-dy-medalje-te-arta-ne-boterorin-e-policise"

Anton Cena e mbyll karrierën e lavdishme si kampion bote për veteranë, i fiton dy medalje të arta në Botërorin e Policisë

Sport

Gazeta Express

25/07/2022 20:05

Anton Cena, sot edhe zyrtarisht ka njoftuar për përfundimin e karrierës së lavdishme në sportin e xhudos, tani edhe si veteran. Cena arriti shumë suksese të mëdha duke e përfaqësuar Policinë e Kosovës, duke qenë kështu një ambasador i vendit tonë.

Cena deri te ky vendim erdhi shkaku i një lëndimi, pasi ai duhet t’i nënshtrohet një operimi dhe kështu u detyrua të pensionohet. Por, këtë do ta bëjë si kampion.

Lexo Edhe:

Ai e mbylli karrierën edhe më dy medalje të arta të fituara së fundmi në Kampionatit Botëror të Policisë, që u mbajt në Rotterdam të Holandës – përcjell Gaeta Express.

Cena e fitoi njërën medalje si kundërshtar i pakonkurrent, ndërsa tjetrën si rezultat të luftës me garues për 20 vjet më të rinj se ai.

Anton Cena përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” këtë të hënë, bëri të ditur se ka vendosur për përmbylljen e karrierës.

Ai u shpreh i lumtur dhe krenar që ka shtyrë edhe ata që nuk na njohin të duartrokasin.

Njoftimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Dy medale të arta për fund…

Sot zyrtarisht po e përmbyll karrierën time si garues në kuadër të sportit të Judos !

Të dashur miq,

Si asnjëherë më parë u gëzova dhe u mërzita njëkohësisht- Në Kampionatin Botëror të Policisë,që u mbajt në Rotterdam të Holandës,arrita ti marr dy medale të arta: Njërën si kundërshtar i pakonkurrent ndërsa tjetrën e mora si rezultat i luftës sime me garues më të rinj se unë për 20 vjet…

Jam shumë i lumtur që arrita të mbaj fjalën e dhënë ndaj vetes,shtetit dhe popullit,në këmbë u ngritën të duartrokasin të gjithë ata që na deshën apo jo,na pranuan apo jo,na njohën politikisht apo jo…kush me dëshirë e kush për hir të skenarit,duartrokiti Kosovën dhe i uroi fitoren me 2 medale,e unë ndjehesha më krenarë se asnjëherë më parë…

Teksa u ngjita ti marr këto simbole fitoreje,ndjeva krenari deri në qiell dhe përnjëherë doja të isha edhe njëherë pa kurrfarë telashe shëndetësore që kësisoj shpërblimesh ti fal Kosovës derisa të jem gjallë…

Kur erdha në Kosovë dhe lashë Belgjikën kisha vetëm një synim : kudo që të shkelë këmba ime, të buçasë zëri i fitores dhe për këtë m’u desh shumë mund,punë pandalur dhe mbështetje.

Po të isha i vetëm pavarësisht angazhimeve unë nuk do të isha ky që jam,andaj përfundimisht : Të parës që nuk u kursye asnjëherë,Familjes sime,faleminderit derisa të jem gjallë sepse pa mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj unë nuk do të ia kisha dalë !

Pa mbështetjen institucionale të Policisë së Kosovës unë do të kisha mbetur vetëm ëndërrimtar andaj faleminderit që besuat se emri im mund ti shkojë për shtati përfaqësimit tuaj në sportin e judos,jam i lumtur që arrita të ju sjell 14 medale të arta dhe 1 të bronztë dhe këtu ju them që krenarinë e uniformës dhe shërbimit të popullit,u mundova t’ua sjell në këtë formë: vetëm me fitore…

Faleminderit në veçanti për Drejtorët e Policisë : Sheremet Ahmeti,Behar Selimi,Reshat Maliqi dhe Shpend Maxhuni, Samedin Mehmeti të cilët nuk u kursyen kurrë dhe më përkrahën fuqishëm…

Mirënjohje dhe përulje për Ish Presidentin e Shtetit ,z Hashim Thaqi,që më ka dekoriar me medalen më të lartë shtetërore ” Mjeshtër i Merituar ” për promovimin e vlerave policore.

Faleminderit të veçantë edhe atyre që nuk më mbështetën sepse më mësuan se si të ia dal vetë !

Sot,i them me nder dhe lavdi garave të sportit të Judos : Lamtumirë !”. /Gazeta Express/