Anton Cena e bën Shqipërinë kampione në garën botërore të IPA-s: Ne i kemi borxh Shqipërisë kudo që të jemi, ta bëjmë ta mbajë kokën lart nga veprat tona - Gazeta Express
string(151) "anton-cena-e-ben-shqiperine-kampione-ne-garen-boterore-te-ipa-s-ne-i-kemi-borxh-shqiperise-kudo-qe-te-jemi-ta-bejme-ta-mbaje-koken-lart-nga-veprat-tona"

Sporte tjera

Gazeta Express

22/05/2024 13:30

Anton Cena e bën Shqipërinë kampione në garën botërore të IPA-s: Ne i kemi borxh Shqipërisë kudo që të jemi, ta bëjmë ta mbajë kokën lart nga veprat tona

Sporte tjera

Gazeta Express

22/05/2024 13:30

Anton Cena ka ditur t’i bëjë shpesh krenarë shqiptarët me sukseset e arritura në xhudo anembanë botës, duke e përfaqësuar qoftë Kosovën apo edhe Shqipërinë kohë më parë.

E veterani nga Peja ua ka zbardhur fytyrën shqiptarëve edhe me suksesin e radhës.

Lexo Edhe:

Cena arriti ta bëjë Shqipërinë kampione në garën botërore të IPA-s në qytetin Brasov të Rumanisë, ku edhe u intonua himni kombëtar shqiptar për nder të tij, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, pasi e fitoi medaljen e artë duke përfunduar në numrin “1” në podium, ai e bëri një postim në rrjetet sociale, duke e shprehur gëzimin dhe lumturinë që e ngriti lart shtetin dhe popullin shqiptar.

“Ne i kemi borxh Shqipërisë me vetëm një mënyrë :  kudo që të jemi, ta bëjmë të mbajë kokën lart nga veprat tona, e unë padyshim se do ta bëj këtë. Që të jemi të pandarë, një dorë e Kosovës zgjatur për dorën tjetër Shqipërinë, unë duhet të lirohesha nga puna përgjatë këtyre ditëve e të vij këtu, të bëj atë për të cilën jam zgjedhur: fitoren!”, shkroi Cena në Facebook.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e kampionit të shumëfishtë të xhudos. /Gazeta Express/