Antoine Semenyo zgjidhet lojtari i muajit në Premierligë - Gazeta Express
string(56) "antoine-semenyo-zgjidhet-lojtari-i-muajit-ne-premierlige"

Futboll

Gazeta Express

13/03/2026 14:54

Antoine Semenyo zgjidhet lojtari i muajit në Premierligë

Futboll

Gazeta Express

13/03/2026 14:54

Transferi i ri i Manchester City, Antoine Semenyo, është në një formë të jashtëzakonshme që prej transferimit te skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, duke fituar çmimin e lojtarit të muajit për shkurt në Premierligë.

Me këtë çmim, Semenyo është bërë vetëm lojtari i tretë nga Gana që e fiton këtë vlerësim. Më parë këtë çmim e kanë fituar edhe Tony Yeboah dhe Andre Ayew.

Anësori i Cityt ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme duke lënë pas në garë lojtarë si Benjamin Šeško, Virgil van Dijk dhe Viktor Gyökeres.

Në paraqitjen e parë me klubin, Semenyo ka shënuar edhe gol në një nga fitoret e ekipit.

Manchester City ka paguar rreth 64 milionë paund për 26-vjeçarin për të siguruar shërbimet e tij.

Advertisement
Advertisement
Advertisement