“ANTISHQIPTARE” - Ish-ambasadori Arifi i reagon ashpër Shkëlzen Gashit - Gazeta Express
string(66) "antishqiptare-ish-ambasadori-arifi-i-reagon-ashper-shkelzen-gashit"

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 12:29

“ANTISHQIPTARE” – Ish-ambasadori Arifi i reagon ashpër Shkëlzen Gashit

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 12:29

Ish-ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, njëkohësisht një nga akterët kryesorë të shumë proceseve të Kosovës siç është edhe negocimi i bisedimeve Kosovë Serbi, ka reaguar ashpër ndaj Shkëlzen Gashit dhe ekspozitës që ai kishte planifikuar ta mbajë nga 24 marsi deri më 7 prill.

“Narrativa e Zotit Gashi është anti shqiptare, pikë. S’ka çka shtojmë më shumë këtu. Është e tmerrshme se qysh si Gashi e plot liderë politik me poste të rëndësishme shtetërore, thonë në Kosovë që UCK-ja është organizatë kriminale e shumëçka tjetër, ndërkaq jashtë vendit, krenohen me këto gjëra.” Tha Arifi në #gjesi morning show.

Ai po ashtu thekson se që nga viti 2021 në Kosovë, i është dhënë shumë hapësirë narrativës serbe.

“Që nga ardhja në pushtet e VV-së, po edhe më parë, narrativa serbe në Kosovë ka gjetur vend jashtëzakonisht shumë në mesin tonë. Është e çuditshme dhe shumë e rrezikshme kur ka njerëz të tillë që i shërbejnë kësaj narrative” shtoi Arifi.

Për ta dëgjuar të plotë klikojeni në linkun më poshtë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement