string(109) "antikushtetues0-eksperiment-tahiri-per-propozimin-e-vv-ftese-per-rrenimin-total-te-stabilitetit-institucional"

Lajme

Gazeta Express

17/05/2025 15:18

‘‘Antikushtetues’’, ‘‘eksperiment’’ – Tahiri për propozimin e VV: Ftesë për rrënimin total të stabilitetit institucional

Lajme

Gazeta Express

17/05/2025 15:18

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ka cilësuar si ‘’antikushtetues’’, propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje që seanca konstituive të mbahet një herë në javë e jo çdo 48 orë, shkruan Gazeta Express.

Tahiri ka thënë edhe se përveç antikushtetues, ky propozim i VV-së ka pasur për qëllim që të normalizoi shkeljet kushtetuese përmes përfshirjes së të gjithë akterëve në shkelje, dhe po ashtu, ky propozim i VV-së sipas tij, ka qenë eksperiment, një “shpikje” për qeverisje tranzicionale autoritare – pa Kuvend, madje deri në pikën që udhëheqësi i seancës do të mund të ishte edhe ushtrues detyre i Presidentit.

Postimi:

Propozimi për seanca një herë në javë është:

– Propozim antikushtetues.

– Synim për të normalizuar shkeljet kushtetuese përmes përfshirjes së të gjithë akterëve në shkelje.

– Eksperiment, një “shpikje” për qeverisje tranzicionale autoritare – pa Kuvend, madje deri në pikën që udhëheqësi i seancës do të mund të ishte edhe ushtrues detyre i Presidentit.

– Përcjellje e mesazhit se vendi mund të mbahet pa institucione të reja të dala nga zgjedhjet, për aq kohë sa institucionet e drejtësisë nuk dalin me një qëndrim mbi konfliktin e interesit midis detyrës së kryeministrit dhe asaj të deputetit.

Kjo është:

– thirrje për legjitimimin e bllokadës.

– ftesë për rrënimin total të stabilitetit institucional dhe ndarjes së pushteteve.

Për kaos. /GazetaExpress