Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme nuk vërtetoi konflikt interesi te drejtori i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta (SHPPP), Ivica Tomovski dhe kompanisë “Siti autsorsing”, për të cilën LSDM-ja opozitare pretendonte se ishte në pronësi të babait të tij dhe se merrte tenderë nga institucionet shtetërore.
Procedurën të cilën e zhvillonte Komisioni për Antikorrupsion është ndërprerë.
Sofija Spasovska-Medarska, anëtare e KSHPK-së, thotë se në të kaluarën ka pasur një lidhshmëri midis anëtarëve të familjes së drejtorit aktual dhe asaj kompanie, por për momentin një lidhshmëri e tillë nuk ekziston.
“Nuk ka as marrëdhënie pronësie dhe as menaxhimi midis zyrtarit ose një anëtari të familjes së tij. Sistemi elektronik i furnizimit publik tregon se nuk ka të dhëna për kontratat e lidhura midis kompanisë së lartpërmendur dhe institucionit të menaxhuar nga zyrtari”, tha Spasovska-Medarska.
tag_katrorimaqedoni_2
Rrjeti i pikave të Shell në Kosovë ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, pas kalimit në pronësi...