Boksieri britanik, Anthony Joshua, ka shpërndarë fotot e tij të para në rrjetet sociale pas aksidentit tragjik automobilistik në Makun, Nigeri, ku humbën jetën dy miqtë e tij të ngushtë dhe pjesëtarë të rëndësishëm të ekipit të tij, Sina Ghami dhe Latif ‘Latz’ Ayodele.
Joshua, i cili pësoi vetëm lëndime të lehta, u lirua nga spitali më 31 dhjetor dhe u kthye në Londër për të marrë pjesë në ceremonitë mortore në nder të miqve të tij.
Në postimet në X dhe Instagram, ai shfaqet pranë të afërmve që po vajtojnë, duke shkruar: “kujdestari i vëllait tim”, një mesazh për t’i nderuar ata.
Shoferi i përfshirë në aksident, Adeniyi Mobolaji Kayode, është akuzuar nga policia nigeriane për vrasje nga drejtimi i rrezikshëm dhe drejtim pa patentë.
Çështja është shtyrë për 20 janar, ndërsa i akuzuari është liruar me garanci prej 5 milion Naira (£2,578) dhe do të duhet të përmbushë kushtet e lirimit.
Joshua, me origjinë nigeriane, ndodhej në vend pas fitores së tij të fundit me nokaut ndaj Jake Paul në Miami. Ngjarja ka tronditur komunitetin e sportit dhe fansat e tij në mbarë botën. /GazetaExpress
My Brothers Keeper ❤️🪖❤️ pic.twitter.com/V604vAJtcw
— Anthony Joshua (@anthonyjoshua) January 4, 2026