Ansu Fati pranë Monacos, testet mjekësore këtë javë - Gazeta Express
string(50) "ansu-fati-prane-monacos-testet-mjekesore-kete-jave"

Futboll

Gazeta Express

23/06/2025 13:13

Ansu Fati pranë Monacos, testet mjekësore këtë javë

Futboll

Gazeta Express

23/06/2025 13:13

Ansu Fati është shumë pranë transferimit te AS Monaco, pasi klubi francez dhe Barcelona janë në fazat përfundimtare të marrëveshjes.

Sipas gazetarit të besueshëm Fabrizio Romano, Monaco po planifikon që ta kryejë kontrollin mjekësor të sulmuesit spanjoll brenda kësaj jave, ndërsa të dy klubet po finalizojnë detajet e fundit të marrëveshjes.

Bëhet fjalë për një huazim me klauzolë blerjeje, që i jep Monacos mundësinë për ta bërë transferimin të përhershëm pas përfundimit të sezonit.