Ankohet ylli i Barçës: Napoli u mbrojt me 11 lojtarë - Gazeta Express
string(51) "ankohet-ylli-i-barces-napoli-u-mbrojt-me-11-lojtare"

Gazeta Express

26/02/2020 16:41

Ankohet ylli i Barçës: Napoli u mbrojt me 11 lojtarë

Gazeta Express

26/02/2020 16:41

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka thënë se skuadra e tij e kishte të vështirë ta sulmonte Napolin, për shkak se skuadra e Gennaro Gattusos u mbrojt me 11 lojtarë në barazimin 1:1 të martën në Ligën e Kampionëve.

Dries Mertens shënoi për epërsinë e Napolit, por Antoine Griezmann me një gol në pjesën e dytë i siguroi Barcelonës një barazim të vlefshëm në takimin e parë të 1/8 së finales në San Paolo, para ndeshjes së kthimit në Camp Nou pas tri javësh, raporton Gazeta Express.

Baca hasi në vështirësi të krijojë raste shënimi dhe mesfushori kroat shpjegon pse.

“Ne e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë. Napoli e mbylli ndeshjen. Ne bëmë një gabim dhe ata shënuan”, tha Rakitic.

“Është e vështirë të sulmosh kundër një ekipi që mbrohet me 11 persona. Duhet të kemi shumë vetëbesim dhe të përgatitemi mirë për ndeshjen e kthimit. Jam i bindur se do ta bëjmë një paraqitje madhështore në Barcelonë”, shtoi ai.

Ndeshje a kthimit do të zhvillohet më 18 mars në Camp Nou. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement