Ankohej për dhimbje fyti, mjekët ia nxjerrin krimbin 10 cm – gjithçka ndodhi pasi konsumoi peshk në restorant - Gazeta Express
string(122) "ankohej-per-dhimbje-fyti-mjeket-i-nxjerrin-nga-fyti-krimbin-10-centimetra-gjithcka-ndodhi-pasi-konsumoi-peshk-ne-restorant"

Ankohej për dhimbje fyti, mjekët ia nxjerrin krimbin 10 cm – gjithçka ndodhi pasi konsumoi peshk në restorant

Gazeta Express

15/07/2020 8:56

Një gruaje i është nxjerrë një krimb i gjallë nga bajamet nga mjekët në Japoni, pasi ky parazit kishte arritur në fytin e saj pasi kishte ngrënë një lloj peshku të rrallë, raporton The Guardian.

25-vjeçarja, të cilës nuk i është zbuluar identiteti, kishte shkuar te mjeku qysh në mars duke u ankuar se po ka dhimbje të fytit dhe të bajameve, pasi kishte ngrënë sashimi në një restorant.

Lexo Edhe:

Për fat të mirë mjekët e zbuluan shpejtë problemin, një krim afro 10 centimetra i gjatë jetonte në bajame. Duket se ky krimb ka qenë brenda peshkut që ajo e kishte konsumuar në restorant.

Mjekët përdorën pinceta për t’ia nxjerr krimbin nga fyti që ishte ende gjallë dhe lëvizte vazhdimisht, raporton American Journal of Tropical Medicine and Hygiene.

Nuk është e pazakontë kur brenda barkut të peshqve gjenden krimba, sepse peshqit zakonisht ushqehen me insekte. /Telegrafi/