string(52) "ankimimi-per-kukesin-kas-rrezon-tre-kerkesat-e-pd-se"

Shqiperi

Gazeta Express

27/05/2025 22:38

Ankimimi për Kukësin, KAS rrëzon tre kërkesat e PD-së

Shqiperi

Gazeta Express

27/05/2025 22:38

Ditën e sotme Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve po shqyrtonte ankimin e Partisë Denokratike për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Kukësit. KAS ka pranuar 2 nga 5 kërkesat e paraqitura nga Partia Demokratike.

Relatori i çështjes në KAS, Ilirjan Rusmali njoftoi se kërkesa u pranua për sa i përket shqyrtimit të të dhënave të DHL për votat e diasporës në Greqi dhe raportit të audituesve teknicienë.

Ndërsa u refuzua kërkesa për kryqëzimin e të dhënave nga pajisjet elektronike PEI në të gjitha qendrat e votimit të Kukësit, duke argumentuar mungesën e provave që ta justifikonin këtë veprim.

Gjithashtu u refuzua edhe kërkesa për kopje të regjistrave të posaçëm për çdo qendër votimi, pasi nuk u konsiderua relevante për pretendimet kryesore të Partisë Demokratike. KAS theksoi se procesverbalet janë dokumente që ligjërisht i ka në posedim ankuesi dhe nuk ka nevojë për rivënien e tyre në dispozicion.