Anketimi për sigurinë, Rama: Progres në rritjen e aspektit të barazisë para ligjit! Ta mbrojmë Policinë nga baltosja dhe lajmet e deformuara - Gazeta Express
string(137) "anketimi-per-sigurine-rama-progres-ne-rritjen-e-aspektit-te-barazise-para-ligjit-ta-mbrojme-policine-nga-baltosja-dhe-lajmet-e-deformuara"

Shqiperi

Gazeta Express

31/01/2025 11:41

Anketimi për sigurinë, Rama: Progres në rritjen e aspektit të barazisë para ligjit! Ta mbrojmë Policinë nga baltosja dhe lajmet e deformuara

Shqiperi

Gazeta Express

31/01/2025 11:41

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha morën pjesë në prezantimin e anketimit për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vend dhe besimit te Policia e Shtetit.

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se puna e policisë është përbaltur, por meriton respekt dhe mbështetje.

“Është një arsye e rëndësishme kjo e sotmja, për të ndarë disa vendime. I vetmi shtet i qëndrushem, është ai që njerëzit janë të barabartë para ligjit. Kurrë më shume sesa sot, Shqipëria nuk ka qenë e mobilizuar për ta arritur barazinë para ligjit.

Na është konfirmuar si fakt i pamohuar nga çelja e negociatave me BE, të cilat janë janë asnjë dhuratë dhe as vendimmarrje politike, por konstatim i progresit të bërë, në aspektin e nivelit të rritjes së barazisë para ligjit. Na vendos kjo nevojë përditë, përballë sfidës së rritjes së vazhdueshme të asaj niveli barazie.

Duke nisur, nga çdo prind i kësaj republike, ndaje, qytetarët janë baza e sigurisë. Këshilli është një organizëm i krijuar rishtazi, vitin e shkuar, si një strukturë që i shtohet arkitekturës institucionale të sigurisë publike. Kjo hapësirë e përbashkët, është shprehje e vullnetit për të qenë në reflektim të vazhdueshëm.

Meriton mbështetje pa rezervë, edhe nga qeveria në radhë të parë. Unë erdha sot këtu, sepse tema e zgjedhur, është e dobishme. Prej një dekade e pak më shumë, qeveria e Suedisë, bujarisht financon një anketim shkencor, të pavarur nga qeeveria shqiptar,e për të matur sa i kënaqur, apo i pakëanqur është publiku në raport me Policinë e Shtetit”, theksoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement