Anketa e UNDP’së tregoi se ka rënie të kënaqshmërisë së qytetarëve me punën e Osmanit, Kurtit dhe Konjufcës - Gazeta Express
string(105) "anketa-e-undpse-tregoi-se-ka-renie-te-kenaqshmerise-se-qytetareve-me-punen-e-osmanit-kurtit-dhe-konjufces"

Lajme

Gazeta Express

28/02/2024 16:33

Anketa e UNDP’së tregoi se ka rënie të kënaqshmërisë së qytetarëve me punën e Osmanit, Kurtit dhe Konjufcës

Lajme

Gazeta Express

28/02/2024 16:33

UNDP sot ka publikuar edicionin e 25-të të Përmbledhjes së Pulsit Publik. Gjetjet e paraqitura bazohen në një anketë të opinionit e cila mbuloi 1,306 të anketuar në Kosovë mbi moshën 18 vjeçare, nga 8 nëntori deri më 27 nëntor 2023. Një përmbledhje e tillë ishte publikuar edhe në korrik të vitit të kaluar ku gjetjet janë bazuar në anketat e realizuara në muajin prill. Duke krahasuar matjet e dy edicioneve të fundit të UNDP’së vërehet rënie e kënaqshmërisë së qytetarëve për punën e krerëve të shtetit.

Në gjetjet e raportit të publikuara sot thuhet se kënaqshmëria me presidenten Osmani është 56.2 për qind, ndërsa në raportin e vitit të kaluar ishte 60.3 për qind.

Lexo Edhe:

Rënie ka edhe te kënaqshmëria e qytetarëve me punën e kryeministrit Kurti: nga 51.5 për qind në 48.9%.

Sipas edicionit të 24’të UNDP kënaqshmëria e të anketuarve me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ishte 58.3 për qind ndërsa në edicionin e 25’të thuhet se është 52.2%.

Ndërkaq sa i përket kënaqshmërisë me punën e institucioneve qendrore të Kosovës, sipas edicionit të 24’të ka qenë 45.8 për qind e sipas të 25’tit 42.44 për qind është kënaqshmëria.

Çka thuhet në edicionin e 24’të?

“Disa nga gjetjet kryesore nga anketa e muajit prill 2023 përfshijnë: Rritje të kënaqshmërisë e të anketuarve me punën e të gjitha institucioneve qendrore të Kosovës. Mesatarisht 45,8% të të anketuarve ishin të kënaqur me punën e tyre. Kënaqshmëria me performancën e kabinetit ekzekutiv është regjistruar në 45.8%, duke shënuar një rritje prej 4.8 pikë përqindjeje krahasuar me nëntorin e 2022. Kënaqshmëria me punën e kryeministrit kapi vlerën prej 51.5%, ngritje kjo për 6.6 pikë përqindje krahasuar me nëntorin e 2022. Kënaqshmëria me punën e Kuvendit kapi vlerën prej 46.5%, krahasuar me 39.1% në nëntor 2022, ndërsa kënaqshmëria me kryetarin e Kuvendit të Kosovës ishte 58.3%, krahasuar me 50.8% në nëntor 2022. Niveli i kënaqshmërisë me Presidenten kapi vlerën 60.3%, krahasuar me 56.8% në nëntor 2022.”

Çka thuhet në edicionin e 25’të?

“Të dhënat tregojnë se mesatarisht 42.44% e të anketuarve janë të kënaqur me punën e institucioneve qendrore të Kosovës. Kënaqshmëria me punën e kabinetit ekzekutiv është shënuar në 41.8%, ndërsa kënaqshmëria me punën e kryeministrit është shënuar në 48.9%. Kënaqshmëria me Kuvendin ishte 38.7% ndërsa kënaqshmëria me Kryetarin e Kuvendit ishte 52.2%. Kënaqshmëria me Presidenten është regjistruar në 56.2%.”