Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas pamjeve ku familjarët e pacientëve te prekur me Covid-19 prisin për t’u informuar në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan se familjarët duhet të trajtohen me respekt, teksa kërkon reflektim për grumbullimet e tyre.
“Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë.
Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm”, shkruan Meta.
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...