Ankesa e Ronaldos për fushën e “fermerëve”, sfidë që ndryshoi historinë e Realit! - Gazeta Express
string(77) "ankesa-e-ronaldos-per-fushen-e-fermereve-sfide-qe-ndryshoi-historine-e-realit"

Ankesa e Ronaldos për fushën e “fermerëve”, sfidë që ndryshoi historinë e Realit!

Gazeta Express

26/03/2020 20:59

Nga humbja mund të përfitojë shumë një skuadër.

Rasti më i mirë është Real Madridi.

Lexo Edhe:

Në janar të vitit 2016, Real Madridi i Rafa Benitez barazoi 2-2 me Valencian, për Realin ishte si humbje dhe shtyri drejtuesit e Los Blancos ta shkarkojnë ish-trajnerin e Chelsea, Inter e Liverpool.

Gary Neville, atë kohë trajner i Valencias, ka treguar se si nuk e kishin ujitur aspak fushën, për të cilën Cristiano Ronaldo kishte thënë “fushë e fermerëve”, i zemëruar pas barazimit 2-2.

“Barazimi 2-2 me Real Madridin ku gati fituam, ka qenë një natë fantastike. Benitez ishte trajner dhe më pas u shkarkuar, ishte ndeshja e fundit për të”, u shpreh Neville.

“Më kujtohet se si e përgatitëm ndeshjen, nuk ujitëm fushën që topi mos të mos lëvizë aq shpejt me shpresën për t’i ngadalësuar Cristiano Ronaldon dhe Gareth Bale”.

“Ishte gati si një fushë e një fermeri”.

“Ronaldo erdhi pas ndeshjes te unë dhe më tha ‘është turp, priteni barin’ – i thash ‘s’ka asnjë shans”.

Sido që të jetë, edhe pse Reali u ndal dhe u kritikua shumë, madje mediat katalunase nisën raportimin për fundin e një epoke, ndodhi krejtësisht e kundërta.

Pas atij barazimi, Reali shkarkoi Benitezin dhe emëroi Zinedine Zidanen.

Me të në stol, Reali fitoi pas 5 muajsh Ligën e Kampionëve ndërsa triumfoi tre herë me radhë në këtë garë, duke shkruar historinë.

Në total Zidane fitoi 9 trofe për 2 vite e gjysmë, duke ndryshuar historinë e klubit, prandaj ai barazim 2-2 me Valencian ndryshoi Madridin që sot ka 13 trofe të UEFA Champions League. /Gazeta Express/