Ankesat e avokatëve të krerëve të UÇK-së, konkretisht të avokatit të Veselit, Ben Emmerson për datën e dhënies së dosjes paraprak kanë rezultuar të suksesshme.
Gjykatësi francez, Nicollas Guillou, ia ka bërë të ditur prokurorisë se e ka zvarritur çështjen dhe për dosjen paraprake do të jap një urdhër për datën se kur ajo duhet të dorëzohet.
“Unë do të vendos për dhënien e dosjes paraprake, do të vendos afat. Po i afrohemi 1-vjetorit të procedurës paraprake dhe duhet të vendosim për afatet”, tha ai, raporton lajmi.net.
Ai bëri të ditur se ky afat do të jepet qysh në seancën e radhës për ecurinë e çështjes.
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson është përplasur me prokurorinë Speciale në konferencën mbi ecurinë e çështjes për Hashim Thaçin dhe të tjerët.
Emmerson e ka quajtur të pandershme Prokurorinë Speciale lidhur me nxjerren e sasisë së saktë materialeve para 27 shtatorit kur është edhe afati i fundit.
Pas kësaj, gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Guillou i ka tërhequr vërejtjen avokatit të Veselit për gjuhën e përdorur.