Anita Haradinaj, opinioniste në Big Brother VIP Kosova - Gazeta Express
string(53) "anita-haradinaj-opinioniste-ne-big-brother-vip-kosova"

Anita Haradinaj, opinioniste në Big Brother VIP Kosova

TV/Film

Gazeta Express

23/01/2023 20:42

Në spektaklin e fundit Prime të Big Brother VIP Kosova, Afërdita Paqarada njoftoi dorëheqjen e saj nga roli i opinionistes së këtij formati televiziv, duke e theksuar se një vendim i tillë ka ardhur për arsye personale të saj.

Por, që nga nata Prime e sotme, një prej karrigeve të panelit të opinionistëve është e rezervuar enkas për moderatoren, Anita Haradinaj.

Lexo Edhe:

Sonte, Haradinaj do të shfaqet për të parën herë në publik si një opinioniste e Big Brother VIP Kosova, teksa pritet që bashkë me Olti Currin, të komentojë ngjarjet e fundjavës në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

Spektakli Prime i kësaj të hëne, nis sonte nga ora 21:00 dhe transmetohet ekskluzivisht në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion, si dhe ‘live’ edhe në platformën YouTube.