Anglia shpallet kampione në Evropianin U19 - Gazeta Express
string(42) "anglia-shpallet-kampione-ne-evropianin-u19"

Sport

Gazeta Express

01/07/2022 23:01

Anglia shpallet kampione në Evropianin U19

Sport

Gazeta Express

01/07/2022 23:01

Anglia është kampione e Evropës për grupmoshën U19.

Kombëtarja U19 angleze ka triumfuar në Evropianin nën 19-vjeç, të zhvilluar këtë vit në Sllovaki, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Tre Luanët” në finale shënuan fitore ndaj Izraelit me rezultatin 1-3.

Koha e rregullt prej 90 minutave përfundoi baras 1:1. Izraelitët kaluan të parët në epërsi, me golin e shënuar nga Oscar Gloukh në minutën e 40-të.

Anglezët barazuan pas 12 minutave përmes Callum Doyle. Carney Chukwuemeka në minutën e 108-të dhe Aaron Ramsey në minutën e 116-të shënuan golat e fitores për Anglinë.

Për Kombëtaren U19 të Anglisë ishte kjo hera e 11-të që triumfon në këtë garë.

Anglezët e rinj tani i bashkohen Spanjës, që gjithashtu ka 11 tituj, si dy Kombëtaret më të suksesshme në Evropianin nën 19-vjeç. /Gazeta Express/