Anglia pëson humbje shokuese në “Wembley” - Gazeta Express
string(39) "anglia-peson-humbje-shokuese-ne-wembley"

Anglia pëson humbje shokuese në “Wembley”

Sport

Gazeta Express

10/10/2024 22:58

Vangelis Pavlidis ka shënuar gol në minutën e 94-t për të shokuar Anglinë në “Wembley”.

Greqia ka fituar 2:1 ndaj Anglisë në ndeshjen e Ligës B të Ligës së Kombeve, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Për grekët është fitorja e parë ndaj Anglisë.

Pavlidis shënoi për 1:0 në minutën e 49-të.

Anglia ia doli të barazojë në minutën e 87-të me anë të Jude Bellingham.

Anglezët e kërkuan golin e fitores, por atë e shënuan grekët. Pavlidis shfrytëzoi një top në zonë dhe realizoi për 2:1 në minutën e katërt shtesë.

Në stadium kishte edhe tifozë të shumtë grekë, ndërsa ndeshja është vlerësuar emocionale për shkak të vdekjes një natë më parë të reprezentuesit të Greqisë, George Baldock. Golat e Greqisë i janë kushtuar atij.

Greqia është lidere e Grupit 2B me nëntë pikë, derisa Anglia është e dyta me 6 pikë.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Irlanda fitoi 2:1 ndaj Finlandës. Irlanda tani i ka tri pikë, ndërsa Finlanda mbetet pa pikë./GazetaExpress/