Anglia mposht Italinë dhe siguron kualifikimin në "Euro 2024" - Gazeta Express
string(59) "anglia-mposht-italine-dhe-siguron-kualifikimin-ne-euro-2024"

Sport

Gazeta Express

17/10/2023 22:41

Anglia mposht Italinë dhe siguron kualifikimin në “Euro 2024”

Sport

Gazeta Express

17/10/2023 22:41

Anglia është kombëtarja e radhës që ka siguruar një vend në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të përzgjedhurit e Gareth Southgate fituan sonte me përmbysje ndaj Italisë, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Wembley” përfundoi me rezultatin 3:1.

Italianët kaluan të parët në epërsi me golin e Gianluca Scamacca (15’), por “Tre Luanët” në vazhdim përmbysen gjithçka.

Harry Kane (32’ penallti, 77’) dhe Marcus Rashford (57’) shënuan golat e fitores për anglezët.

Anglia pas kësaj fitore ka 16 pikë dhe kryeson në Grupin C. Italia ka humbur pozitën e dytë dhe tani është e treta me 10 pikë, teksa vendin e dytë do ta kërkojë në dy ndeshjet e ardhshme; ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës.

Ukrainasit janë të dytit në grup me 13 pikë, por kanë një ndeshje më shumë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement