Kombëtarja e Anglisë vazhdon me rekordin e saj perfekt në katër ndeshjet e para kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026.
“Tre Luanët” morën një fitore të lehtë ndaj Andorrës prej 2-0, shkruan “Gazeta Express”.
Rezultati ndoshta nuk ishte i thellë siç pritej, mirëpo Anglia e dominoi tërë ndeshjen.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Garcia i Andorrës, por në portën e tij, pas një tentim-krosimi nga Noni Madueke.
Kështu u mbyll pjesa e parë, teksa në të dytën u shënua edhe një gol tjetër, me Anglinë që pati edhe shumë e shumë raste të tjera të mira shënimi.
Declan Rice shënoi në minutën e 67-të për epilogun e takimit.
Anglia shkon në kuotën e 12 pikëve pas katër ndeshjeve, dhe është e para në Grupin K, me Serbinë, Shqipërinë, Letoninë dhe Andorrën./GazetaExpress/