Anglia i “kërcënon” serbët për sonte, Kane: Do ta lëshojmë fushën nëse ka thirrje raciste - Gazeta Express
string(85) "anglia-i-kercenon-serbet-per-sonte-kane-do-ta-leshojme-fushen-nese-ka-thirrje-raciste"

Futboll

Gazeta Express

09/09/2025 15:35

Anglia i “kërcënon” serbët për sonte, Kane: Do ta lëshojmë fushën nëse ka thirrje raciste

Futboll

Gazeta Express

09/09/2025 15:35

Kombëtarja angleze do ta vizitojë sonte Serbinë për ta zhvilluar ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026.

E anglezët frikësohen se sonte në stadiumin “Maracana” të Beogradit mund të ketë thirrje raciste nga tifozët serbë, të cilët njihen për racizmin e tyre për njerëzit

FIFA e kishte ndëshkuar paraprakisht Federatën Serbe të Futbollit me një gjobë dhe e kishte detyruar ta mbyllte 15 për qind të kapacitetit të stadiumit për thirrjet raciste, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërkaq, nëse kjo përsëritet, për serbët do të ketë pasoja fatale nga shtëpia e futbollit botëror.

Federata Serbe e Futbollit i ka paralajmëruar tifozët e saj që të sillen mirë dhe të mos bëjnë probleme në stadium.

Gjithashtu, as anglezët nuk do të rrinë duarkryq sonte nëse bëhen sonte “viktimë” e racizmit.

Sulmuesi dhe njëherësh kapiteni Harry Kane ka paralajmëruar se nëse ndodh diçka e tillë sonte në stadium, ekipi i tij do të tërhiqet nga fusha.

Njëherësh, Serbia do të rrezikonte ta humbasë ndeshjen 0:3 në tavolinë dhe në të njëjtën kohë do t’i rriteshin gjasat Shqipërisë, e cila është në të njëjtin grup.

Më pas, “finalja e vërtetë” për vend të dytë mes serbëve dhe shqiptarëve do të luhej në stadiumin “Rajko Mitiç”. /Gazeta Express