Anglezët sfidojnë koronavirusin dhe dynden plazheve natë e ditë - Gazeta Express

Anglezët sfidojnë koronavirusin dhe dynden plazheve natë e ditë

Fun

Gazeta Express

22/05/2020 17:14

Ndërsa numri i të infektuarve po rritet sërish në Britaninë e Madhe, njerëzit duan ta sfidojnë koronavirusin dhe kanë vërshuar nëpër plazhe, pasi edhe temperaturat rreth 27 gradë Celsius po i ndihmojnë të shijojnë rrezet e diellit.

Policia në Devon u bëri thirrje të rinjve që të rikthehen në shtëpi gjatë orëve të natës, pasi shumë prej tyre injoruan rregullat.

Siç shihni fotot në galeri, ditë e natë, shumë anglezë, pjesa më e madhe të rinj e të reja, po argëtohen në plazhe dhe lokalet pranë tyre, duke pohuar se nuk kanë ndërmend të dorëzohen përballë një virusi që ende vazhdon të jetë i pranishëm.

Autoritetet thonë se është shtuar frika për një valë të dytë të Covid-19, pasi lehtësimi i masave ka bërë që shumë persona të mos tregohen më të kujdesshëm ndaj rregullave.

Gjatë 24 orëve të fundit në Angli u shënuan rreth 3.300 të infektuar ose 600 më shumë se një ditë më parë. Deri tani janë evidentuar mbi 254 mijë të prekur nga koronavirusi, ndër të cilët 36.393 njerëz kanë humbur jetën. Fotot që shihni në galeri janë të disa plazheve britanike gjatë 24 orëve të fundit.