Angellovska-Bezhoska: Politika monetare do të mbetet e relaksuar për ta mbështetur rimëkëmbjen ekonomike - Gazeta Express
string(103) "angellovska-bezhoska-politika-monetare-do-te-mbetet-e-relaksuar-per-ta-mbeshtetur-rimekembjen-ekonomike"

Ballina

Gazeta Express

30/11/2020 12:34

Angellovska-Bezhoska: Politika monetare do të mbetet e relaksuar për ta mbështetur rimëkëmbjen ekonomike

Ballina

Gazeta Express

30/11/2020 12:34

Rekomandimi për politikën monetare në korniza globale është që të mbete e relaksuar për ta mbështetur rimëkëmbjen ekonomike derisa të zgjasë faza e pasigurisë, por edhe faza në të cilën pandemia do të vendoset nën kontroll. Edhe ne si bankë qendrore do të udhëhiqemi nga një rekomandim i tillë, por duke mbajtur llogari edhe për specifikën e strategjisë tonë monetare dhe duke e mbajtur kursin devizor si spirancë nominale.

Këtë, siç kumtoi Banka Popullore, e theksoi guvernatorja Anita Angelovska-Bezhoska, në fjalimin e saj përshëndetës në Asamblenë e 25-të vjetore të Shoqatës së tregjeve financiare – ACI Maqedoni, e cila u mbajt ditën e premte.

Lexo Edhe:

Në fjalimin e saj, guvernatorja theksoi se nga marsi e këtej, Banka popullore ka ndërhyrë në tregun devizor me shitjen e devizave, por se në muajt e fundit ndërhyrjet  kanë qenë dukshëm më të matura. Me këtë rast theksoi edhe se rezervat devizore  janë në nivel të lartë dhe të rehatshëm, i cili mundëson mbajtjen vijuese të relaksuar.

“Shkalla bazë e interesit është ende në zonë pozitive dhe me këtë edhe margjina lidhur me BQE-në mbetet pozitive. Megjithatë, duke e pasur parasysh specifikën e regjimit tonë monetar, është e qartë se për ne nuk vlen zero kufiri i ulët nominal dhe prej atje edhe hapësira shtesë nuk është e pakufizuar. Kjo ka të bëjë edhe me emisionin e likuiditetit shtesë, i cili natyrisht është alternativë nëse është e nevojshme, por deri në atë pikë deri tek i cili kjo nuk do të shkaktonte presion në tregun devizor”, theksoi Angelovska-Bezhoska.

Ajo u përqendrua edhe në sfidat lidhur me tregjet financiare në periudhën e fundit, si dhe në pritjet për periudhën që vijon.

“Pavarësia dhe rreziqet për vijimet ekonomike globale, por edhe për tregjet globale financiare mbetet jashtëzakonisht i lartë, duke e pasur parasysh pamundësinë që të parashikohet trajektorja e krizës shëndetësore. Prej atje mbetet nevoja dhe ne si bartës të politikave dhe natyrisht edhe ju si pjesëmarrës të tregut të jemi të kujdesshëm gjatë sjelljes së vendimeve dhe në mënyrë përkatëse të menaxhojmë me sfidat para nesh”, porositi guvernatorja.