Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov tha se me shumë gjasa, zjarri në rajonin e Bllacës dhe Çuçer Sandevës ka nisur nga mbetjet e cigare. Angellov nuk e përjashton mundësinë që zjarri të jetë ndezur edhe qëllimisht
“Në lidhje me shkaqet, mëngjesin e sotëm unë publikova që shkak mund të jetë mbetja e cigares. Sepse dje isha në vendngjarje, të themi 20 minuta pas shfaqjes së zjarrit, edhe pse këtë nuk e publikova. Zjarri ka nisur, nga ajo që mund ta shihja, për fat të keq tashmë 5 vjet i shoh këto punë, përgjatë rrugës magjistrale drejt pikës kufitare “Bllacë”, dhe me shumë gjasa është ose mbetje e cigares, ose ndezje e qëllimshme, nuk mund ta përjashtojmë as atë mundësi, dhe lëvizte lart drejt malit”, tha Angellov.
I pyetur nëse ka gjasa që gjatë ditës së sotme të shuhet zjarri, Angellov tha se pret që zjarri të lokalizohet, por jo të shuhet tërësisht.
“Kur e pash fillimin, e dija se do të kemi zjarr të vështir, sepse është terren ekstrem i pjerrët. Relativisht jam i sigurt që do ta lokalizojmë, por jo edhe ta shuajmë. Mëngjesin e sotëm mora pjesë dhe u desh që sërish pjesërisht të marrë pjesë në shuarje, frynte era. Era, posaçërisht në ato terrene të larta, sepse atje besoj është mbi 1000m, bën probleme shtesë dhe e ndryshon drejtimin. Kjo është karakteristikë te të gjitha zjarret dhe ne njëkohësisht bëjmë luftë edhe me zjarrin, por edhe me erën”, shtoi Angellov.
tag_katrorimaqedoni_2
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...