Angelina Jolie në krizë financiare? Zbulohen detajet e reja nga beteja me Brad Pitt - Gazeta Express
string(82) "angelina-jolie-ne-krize-financiare-zbulohen-detajet-e-reja-nga-beteja-me-brad-pitt"

Yjet

Gazeta Express

10/10/2025 19:30

Angelina Jolie në krizë financiare? Zbulohen detajet e reja nga beteja me Brad Pitt

Yjet

Gazeta Express

10/10/2025 19:30

Beteja ligjore mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Dokumentet e fundit të paraqitura në gjykatë zbulojnë se aktorja fituese e “Oscar”-it ka kaluar nëpër një periudhë të vështirë financiare pas divorcit nga Pitt, duke pranuar se iu desh madje të kërkonte hua para nga ish-bashkëshorti i saj.

Divorci traumatik dhe kujtimet e dhimbshme në Miraval

Jolie ka rrëfyer se divorci i saj nga Pitt ishte “emocionalisht i vështirë” si për të, ashtu edhe për gjashtë fëmijët e tyre – Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne.

Ajo zbuloi se pas ndarjes, i dorëzoi Pitt-it kontrollin mbi shtëpitë e tyre familjare në Los Angeles dhe pronën e famshme Château Miraval në Francë – vendi ku çifti u martua dhe ku kaluan disa nga momentet më të lumtura si familje.

“Shpresoja që kjo do ta qetësonte atë pas një periudhe të vështirë dhe traumatike”, shkroi Jolie në dokumentet gjyqësore.

Megjithatë, ajo shtoi se as ajo dhe as fëmijët e saj nuk janë kthyer më kurrë në Miraval, pasi prona u kujton kujtime tepër të dhimbshme.

Pa të ardhura, pa shtëpi – dhe një hua nga Brad Pitt

Aktorja rrëfeu se pas divorcit, iu desh të kërkonte menjëherë një shtëpi të re për veten dhe fëmijët, duke filluar me qira përpara se të gjente një zgjidhje më të përhershme.

Në atë kohë, Jolie thotë se kishte refuzuar të punonte për rreth dy vite, për t’u përqendruar tek kujdesi dhe shëndeti mendor i fëmijëve. Për pasojë, ajo pranoi se ishte aq e rënduar financiarisht sa nuk kishte mundësi të blinte një shtëpi. Pikërisht atëherë, sipas saj, Pitt pranoi t’i jepte hua para – por me interes.

“Isha e shqetësuar për fëmijët tanë, ndaj refuzova të punoja për disa vite. Por kjo më vuri në një situatë shumë të rëndë financiare”, shpjegoi ajo.

Lufta për Miraval dhe akuza për shitjen e aksioneve

Problemi më i madh mes tyre mbetet pronësia e Miraval. Pitt e ka paditur ish-bashkëshorten duke pretenduar se ajo shiti aksionet e saj të kompanisë së verërave pa e marrë miratimin e tij.

Nga ana tjetër, Jolie këmbëngul se nuk kishte nevojë për lejen e tij për këtë transaksion dhe se ajo kishte të drejtë ligjore ta bënte shitjen.

Ajo pretendon gjithashtu se kursimet e saj ishin të lidhura me Miraval dhe se nuk i kishte kërkuar Pitt-it as alimentacion, as ndihmë financiare, gjë që sipas saj e detyroi të gjente para nga pasuria e përbashkët.

Nga një simbol dashurie në një mollë sherri

Miraval, dikur simboli i dashurisë së tyre, është kthyer në një burim përplasjeje të pafundme.

“Miraval ishte një nga investimet tona më të mëdha si çift. U martuam atje, kalova një pjesë të shtatzënisë sime atje dhe solla binjakët tanë nga spitali në atë shtëpi. Ishte e vështirë të ndahesha nga këto kujtime kaq papritur, sidomos për fëmijët”, u shpreh Jolie.

Sa kërkon Jolie nga Pitt?

Në këtë fazë të procesit, aktorja po i kërkon ish-burrit të saj 33,000 dollarë për të mbuluar shpenzimet ligjore, ndërkohë që beteja për Miraval mbetet ende e hapur dhe pa një zgjidhje përfundimtare. /GazetaExpress/