Angela Martini 30 000 euro për viktimat e tërmetit në Shqipëri - Gazeta Express
string(62) "angela-martini-30-000-euro-per-viktimat-e-termetit-ne-shqiperi"

Angela Martini 30 000 euro për viktimat e tërmetit në Shqipëri

Gazeta Express

02/12/2019 23:37

Pas lajmërimit të disa artistëve në Kosovë por edhe paralajmërimit të Ermal Fejzullahut se do të jap 100 000 euro për viktimat në Shqipëri, modelja e shndërruar në shkrimtare Angela Martini ka qenë e famshmja e parë nga Shqipëria që ka ndarë një shumë të lartë për këto viktima

Modelja e shndërruar në shkrimtare Angela Maritni ka dhënë një donacion sonte për viktimat e tërmetit 6.4 ballësh të Rihterit në Shqipëri.

Lexo Edhe:

Modelja e njohur, ia ka bashkangjitur faturën këtij donacioni që e ka bërë në qeverinë shqiptare, derisa ka bërë edhe një postim tepër emocional.

“Tragjeditë qenkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim. ? Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje. Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti – ndihmo dike të mos jetë vetëm, duke dhuruar në platformën https://e-albania.al/donate/”, ka shkruar Angela.

View this post on Instagram

Tragjeditë qënkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim. ? Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje.??? Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti – ndihmo dike të mos jetë vetëm, duke dhuruar në platformën https://e-albania.al/donate/ #Dashuri, #Shprese, #Dritë ❤ Përfundimisht nuk po e postoj këtë kontribut për asnjë nga arsyet që po hamendësoni, nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë për publicitet. Po e postoj për të dhënë një shembull dhe për të ftuar të tjerë të veprojnë si unë. Bashkë jemi më të fortë ???? Apparently tragedies are more painful when they speak your language…and all I can pray these days for is Love, Hope and Light for my country, Albania. ? Maybe time will heal us and help to forget many things, but what is for sure that we will never forget is this strength and this solidarity that we as a nation and also our international friends have shown during these painful days. ??? That is why, if you haven’t done it yet, please show solidarity – help someone to never be alone, by donating at the platform https://e-albania.al/donate/ #Love, “Hope, #Light ❤. Definitely I am not posting this to show-off in any way, I would never do that, but to give an example, so others should do the same! Together we are stronger!! ??❤️

A post shared by Angela Martini ? (@angela_martini) on

Angela ka treguar se edhe pse e ka postuar faturën e ndihmës së saj, për të cilën gjë ka thënë se e bën për shkak se duhet ta bëjnë edhe të tjerët.

“Përfundimisht nuk po e postoj këtë kontribut për asnjë nga arsyet që po hamendësoni, nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë për publicitet. Po e postoj për të dhënë një shembull dhe për të ftuar të tjerë të veprojnë si unë. Bashkë jemi më të fortë”.

Ky është donacioni më i madh që një e njohur, jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj, ka bërë një donacion të tillë, derisa në Kosovë ka pasur disa këngëtarë që kanë deklaruar se kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme Shqipërinë pas prekjes se tyre nga tërmeti. /GazetaExpress/