Angela Martin në kopertinën e revistës italiane, modelja duket magjepsëse - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

26/06/2020 15:50

Angela Martin në kopertinën e revistës italiane, modelja duket magjepsëse

Rozë

Gazeta Express

26/06/2020 15:50

Eleganca, format dhe bukuria e saj janë bërë shkak që Angela Martini të jetë gjithmonë në fokus të mediave rozë. Bukuroshja shqiptare ndodhet prej disa ditësh me pushime në një jaht superluksoz dhe ka tërhequr vëmendjen me fotot e saj seksi. Megjithatë këto ditë modelja i ka shfrytëzuar edhe për punë. Ajo ka realizuar një set fotografik për revistën italiane “Cleon”, të cilët e kanë vënë theksin tek bukuria e saj. Ky set është realizuar nga fotografi Eugenio Qose, mik dhe bashkëpunëtor i Angelës prej kohësh.

Kujtojmë se disa kohë më parë, Martini publikoi edhe librin e saj të parë, “Dashuri, shpresë, dritë”, i cili ishte një sukses i vërtetë.