Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nga nesër do të ketë edhe detyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes pas përfundimit të mandatit Vjosa Osmanit.
Në agjendën e dërguar nga Presidenca, angazhimin e parë në këtë detyrë të re Haxhiu do të ketë në Rezallë ku do të shkojë për të bërë homazhe.
“Në orën 10:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, bën homazhe në Rezallë”, thuhet në njoftim.
Masakra e Rezallës ishte ndër më të rëndat që forcat serbe kryen në Kosovë, duke masakruar 98 shqiptarë më 5 prill 1999.