Anëtari i VV'së në krye të ATK'së, Murati sikur të mos kishte ndodhur asgjë: U bë kalimi i mandatit nga drejtori i deritashëm te i sapoemëruari - Gazeta Express
string(139) "anetari-i-vvse-ne-krye-te-atkse-murati-sikur-te-mos-kishte-ndodhur-asgje-u-be-kalimi-i-mandatit-nga-drejtori-i-deritashem-te-i-sapoemeruari"

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 21:10

Anëtari i VV’së në krye të ATK’së, Murati sikur të mos kishte ndodhur asgjë: U bë kalimi i mandatit nga drejtori i deritashëm te i sapoemëruari

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 21:10

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka treguar për kalimin e mandatit që iu dha Mentor Hysenit, tash drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Hyseni ka qenë kandidat për deptuet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Partia në pushtet gjerësisht u akuzua për kapje të ATK-së përmes “njeriut të tyre”.

Por, përkundër kësaj Hekuran Murati këtë e paraqiti si “gjë krejt normale”.

“Sot isha në vizitë në ATK, me ç’rast u bë edhe kalimi i mandatit nga drejtori i deritanishëm z. Ilir Murtezaj tek drejtori i sapo emëruar z. Mentor Hyseni.  ATK ka shënuar rezultate të jashtëzakonshme në këto katër vitet e fundit, qoftë në rritjen e të hyrave apo edhe në përmirësim të shërbimeve për tatimpaguesit, gjë për të cilën e falenderova drejtorin Murtezaj, për punën dhe kontributin e dhënë në arritjen e këryre rezultateve.  Në anën tjetër, drejtorit të ri Hyseni i urova punë të mbarë duke e siguruar për vazhdimin e mbështetjes së deritanishme për institucionin e ATK-së, si një prej shtyllave kryesore që mbushin buxhetin e shtetit”, ka thënë Murati. /Gazeta Express